Gjokoviqi me shokë festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën

Gjokoviqi me shokë festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën

12 January 2020 23:59

Ekipi serb në tenis ka festuar triumfin në ATP Cup me këngë nacionaliste për Kosovën.

Pas triumfit ndaj ekipit të Spanjës në finale, përmes vidove live në rrjete sociale, tenisti me famë botërore Novak Gjokoviq dhe pjesëtarët tjerë të ekipit kanë festuar me këngë nacionaliste për Kosovën.

Në mes të festës dëgjohej edhe një këngë për betejën e Kosovës e që ndër tjerash në tekst ka edhe fjalinë se “ngado që shkoj, ty të kthehem, thuajse dikush ma merr Kosovën prej shpirtit tim”.

Ata kënduan këngën e “Vidovdanit”, titull i një kënge të vitit 1989 të Gordana Lazareviqit. Vidovdani është edhe një nga festat më të rëndësishme fetare për Serbinë përmes së cilës kujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389, e të cilën e humbën nga Perandoria Osmane.

 

 

Ndaj kësaj videoje ka reaguar ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, duke shkruar se “s’mund të jesh fitues në ATP e të mbetesh primitiv, i prapambetur e nacionalist dhe shovinist i Ballkanit”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Fazlia13/01/2020 10:01

A mund të ndëshkohet ?

Shto koment

Të ngjashme