Sport

Gjobë prej 1600 eurosh ndaj Ahmet Kandemirit

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir është gjobitur me plot 1600 euro nga Komisioni i Garave i FBK-së.

Trajneri turk u gjobit për gabimin teknik në ndeshjen e së dielës ndaj Trepçës. Kandemir është ndëshkuar thuajse në secilën ndeshje të fazës së fundit të garave me gabime teknike.

Sigal Prishtina është gjobitur me 350 euro gjithsej, ndërsa me nga 50 euro janë gjobitur Lejson Zeqiri i Prishtinës dhe Amin Hot i Trepçës. Trepça fitoi në Prishtinë dhe kaloi në finale të plejofit me rezultatin 3:2.