Atalanta e ka mposhtur Sassuolon në kuadër të një të tetës së finales së Kupës së Italisë në futboll.
Të mërkurën mbrëma, Atalanta fitoi 3:1 dhe avancoi në çerekfinale, ku do të përballet me Milanin. Charles De Ketelaere shënoi dy gola për Atalantan, ndërsa një e realizoi Aleksei Miranchuk. Fare në fund për Sassuolon realizoi Daniel Boloca.
Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes tek Atalanta.
Te Sassuolo startoi Nedim Bajrami, që u zëvendësua në minutën e 75-të.
Artikuj të ngjashëm