Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atalanta e Gjimshitit mposht Napolin e Rrahmanit

Atalanta

Atalanta ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te kampioni në fuqi i Italisë, Napoli. 

Të shtunën në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit italian, Atalanta fitoi me rezultatin 2:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. 

Dy gola mysafirët i shënuan në pjesën e parë, ndërsa një tjetër në të dytën. 

Aleksey Miranchuk në minutën e 26-të dhe Gianluca Scamacca në minutën e 45-të, ishin shënuesit e golave në pjesëlojën e parë.

Holandezi Teun Koopmeiners e vendosi rezultatin final të ndeshjes në minutën e 88-të. 

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, ndërsa Berat Gjimshiti u inkuadrua nga minuta e 67-të tek Atalanta. 

Edhe Gjimshiti me Atalantan fitojnë ndaj kampionit Napolit Futboll 5 muaj më parë Gjimshiti me Atalantan fitojnë ndaj kampionit Napolit

Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me 50 pikë, por i afrohet top-katërshes në tabelë. 

Napoli ndërkohë me pesë pikë më pak, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin tjetër.