Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti lëndohet në barazimin e Atalantas me Milanin

Berat Gjimshiti ka luajtur 80 minuta për skuadrën e Atalantas që të dielën në mbrëmje barazoi me Milanin.

Takimi Atalanta – Milan i takoi xhiros së dytë të elitës së futbollit italian dhe u mbyll 1:1.

Ruslan Malinovsky kaloi vendësit në epërsi pas gjysmë ore lojë.

Milani nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat, por në pjesën e dytë.

Ismael Bennacer shënoi në minutën e 68-të të ndeshjes.

Milani dhe Atalanta pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt dhe kanë nga katër pikë.