Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti 90 minuta në fitoren e thellë të Atalantas

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka qenë titullar te Atalanta që fitoi me rezultat të thellë në udhëtim kundër Udineses.

Atalanta fitoi 6:2 të dielën, në ndeshjen e javës së 21-të, ndërsa mbrojtësi shqiptar u paraqit deri në minutën e 90-të.

Ai në minutën e 77-të u ndëshkua me karton të verdhë. Me këtë fitore Atalanta është forcuar në pozitën e katërt me 41 pikë.