Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimnastja ukrainase refuzon të ngjitet në podium me ruset

Gjimnastja nga Ukraina, Daniela Batrona ka refuzuar kategorikisht të ngjitet në podium përkrah garueseve nga Rusia për të pranuar medaljen. Batrona 15-vjeçar ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës që po mbahet në Doha.

Ajo doli e treta në disiplinën e paraleles së shkallëzuar, por refuzoi ta pranojë medaljen përkrah garueseve ruse që fituan medaljen e artë dhe të argjendtë për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Image

Me këtë veprim, Batrona ka treguar qëndrimin e vendit të saj karshi Rusisë. Batrona refuzoi të ngjitet në podium së bashku me Victoria Listunovan e Maria Minaevan, të cilat morën pjesë si garuese neutrale për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë. Kështu që, duke parë vendosmërinë e ukrainases, organizatorët i mundësuan asaj që të ngjitet e vetme në podium dhe ta pranojë medaljen.

Batrova në podium ishte e mbështjellë me flamurin e Ukrainës.