Sulmuesi Blerim Krasniqi është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Krasniqi është zyrtarizuar të enjten te Gjilani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.
25-vjeçari në sezonin e fundit, ishte pjesë e Teutës së Durrësit dhe e fitoi titullin e kampionit të Shqipërisë. Ai shënoi katër gola në 34 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. “Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me klubin futbollistik Teuta për transferimin e futbollistit Blerim Krasniqi.
Marrëveshje ndërmjet klubit dhe Krasniqit është e vlefshme për dy edicionet e radhës. Krasniqi luan në rolin e sulmuesi të qendrës dhe ishte pjesë edhe e disa klubeve tjera në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Gjilanit në “Facebook”. Krahas Teutës, Krasniqi ka bërë karrierë edhe te Skënderbeu e Apollonia.