Klubi i futbollit, Gjilani ka zyrtarizuar Bylbyl Sokolin për trajner të ri të skuadrës.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate në rrjetin social Facebook, ku thuhet që debutimin si trajner do e bëjë në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut.
“Kjo do jetë kontrata e dytë e punës e Sport Club “Gjilani” dhe trajnerit Sokoli, i cili kisht drejtuar skuadrën dhe katër edicione më parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës.
Bylbyl Sokoli ka qenë më parë trajner i Llapit, Ferizajt, Prishtinës, Flamurtarit, etj.
Ai është në vend të trajneri Gentian Mezani, i cili ishte larguar nga klubi i Gjilanit gjatë muajit nëntor.
Artikuj të ngjashëm