Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani triumfon ndaj Yverdonit

Kampioni i stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani ka shënuar fitore ndaj Yverdonit, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Në miqësoren e luajtur në Antalia të Turqisë, ku Gjilani po e kryen fazën përgatitore, ndeshja përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të ekipit kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e vetëm në këtë miqësore që është e para për Gjilanin në Antalia, e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi. Dy ditë më parë, skuadra e Yverdonit në miqësore e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultatin 3:0.