Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani pëson disfatë nga skuadra ruse

Gjilani është mposhtur në miqësoren e dytë të zhvilluar në Turqi

Të dielën, skuadra kampione e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës, humbi me rezultatin 1:0 nga skuadra e Chaykas së Rusisë.

Chayka bën gara në rangun e tretë të futbollit rus.

Për skuadrën ruse, golin e fitores e shënoi Anton Orlov në minutën e 27-të të ndeshjes.

Gjilani e ka fituar miqësoren e parë të zhvilluar kundër Yverdonit, skuadrës së rangut të dytë të futbollit të Zvicrës. Golin e fitores e kishte shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 40-të të ndeshjes.

Deri në fund të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë, Gjilani do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera, me kundërshtarë dukshëm më të fortë.

Edhe Gjilani mposhtet nga Gaziantepi i Turqisë Sport Gjilani mposhtet nga Gaziantepi i Turqisë

Miqësoren e 25 janarit e luan kundër Shakhter Karagandyt, skuadrës së Premier Leagues së Kazakistanit.

Më 29 janar e mbyll ciklin e miqësoreve me Gaziantepin e Superligës së Turqisë.