Skuadra e Gjilanit e ka prezantuar Fatjon Bunjakun dhe e ka vlerësuar si një prej lojtarëve më perspektivë në vend.
Bunjaku është 20-vjeçar, ndërsa luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe në krah.
“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Fatjon Bunjaku. Me paraqitjet e tij së fundmi Bunjaku ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqebardhët. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Bunjakut dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, ka shkruar Gjilani të mërkurën në mbrëmje. Bunjaku së fundmi ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm