Mesfushori Muhamed Useini është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Useini, 30-vjeçar, është prezantuar të mërkurën te Gjilani, ekip më të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Ai edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Renovës nga Maqedonia e Veriut, transmeton Koha Ditore.
Useini karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki si dhe Flamurtari i Vlorës. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë.
"Kuqebardhët sot kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Muhamed Useinin,i cili do të bartë fanellen e Gjilanit për dy edicionet e ardhshme", thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Për skuadrën e Gjilanit,Useini është përforcimi katërt për edicionin e ri. Para tij, te Gjilani janë transferuar edhe Shkëlzen Ruçi, Jackson Ferreira e Erlis Frashëri.