Mevlan Zeka i Gjilanit e ka shënuar golin e vetëm në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.
Zeka në minutën e 44-t shënoi me kokë në portën e portierit Kenan Haxhihamza, për epërsinë e Gjilanit pas pjesës së parë. Ai u asistua nga Baton Zabërgja, ndërsa e shënoi golin e dytë të sezonit.
Pjesët e para të dy ndeshjeve tjera të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll që po luhen të shtunën po ashtu, Drita – Llapi dhe Drenica – Ferizaj, janë mbyllur pa gola.