Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij punëtorët e sportit të Gjilanit dhe udhëheqës të klubeve sportive, të cilëve u ka dhënë konfirmimin për ndarjen e mjeteve financiare, prej 150 mijë euro për klubet sportive nga disiplina të ndryshme për të përmbushur planifikimin e tyre vjetor, në kuadër të Njësisë për Sport, njofton kumtesa komune, transmeton Koha.net.
“Mjetet në vlerë prej 150 mijë euro, janë mjetet e dedikuara për klubet sportive të cilat veprojnë në Komunën e Gjilanit, në të cilën përfshihet edhe premia për Klubin e Futbollit “Drita”. Edhe në këtë shumë të mjeteve të ndara për sportin gjilanas, është futbolli ai që merr shumën më të madhe, derisa edhe klubet tjera marrin vlera të ndryshme financiare”, ka thënë Haziri me këtë rast.
-
Haziri kritikon Qeverinë për mosndarje të buxhetit për stadium
-
Komuna e Gjilanit përfiton grant prej 100.000 eurosh nga Ministria e Ambientit
-
420 mijë euro mbështetje për të rinjtë e Gjilanit në sektorin e IT-së
-
Gjilanit granti 745 mijë euro për performancën e vitit 2019
-
Haziri dhe Klubi Rotarian Gjilani pajtohen për zhvillimin e programeve të përbashkëta komunitare