Gjilani ka bërë një përforcim të madh në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Të hënën Gjilani ka njoftuar se ka huazuar sulmuesin Senad Jaroviq. Jaroviq është boshnjak me pasaportë të Gjermanisë, ndërsa u huazua nga Struga.
25-vjeçari do të qëndrojë te Gjilani deri në fund të edicionit.
Ai ka luajtur edhe për skuadra si Domzhale, Spartak Trnava, Soenderjyske e shumë skuadra tjera në vende evropiane.