Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani fiton derbin ndaj Trepçës ’89, Flamurtari mposht KEK-un

Derbi i javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89, i ka takuar ekipit vendas.

Përderisa fitore në shtëpi ka shënuar edhe Flamurtari ndaj KEK-ut, transmeton Koha.net.

Të dyja ndeshjet përfunduan me rezultat identik, 1-0.

Gjilanit pikët e plota ia siguroi sulmuesi nga Trinidadi, Trevin Caesar.

Kurse për Flamurtarin golin e fitores e shënoi Bruqi në minutën e 81. E nga minuta e 77 KEK-u ishte me një lojtar më pak në fushë pasi Namani ishte ndëshkuar me të kuq.

Sonte zhvillohet edhe ndeshja Prishtina – Drenica në “Fadil Vokrri” nga ora 19:45.