Kanë përfunduar 4 takimet e para të ditës së sotme në Superligë të Kosovës.
Skuadra e Llapit ka arritur të marrë 3 pikë të mëdha në udhëtim te Gjilani. Fitoren skuadrës llapjane ia siguroi Elivs Prençi i cili arriti të shënojë në minutat e fundit të ndeshjes.
Në Ferizaj, skuadra e Bylbyl Sokolit kreu detyrën ndaj KEK-ut, ku arriti të triumfojë lehtë me rezultat 4 me 1. Golat i shënuan Shabani 2 herë dhe nga një gol Gashi e Demiri për Ferizajn ndërkaq për KEK-un golin e vetëm e shënoi Hajdini, raporton Ksp.
Ndërkaq Liria e ka mposhtur Trepçën 89 me rezultat 1 me 2 me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. Golat në ndeshje i shënuan Fetahaj e Mustafa për Lirinë, ndërkohë për Trepçën 89 shënoi Gava.
Ndërkohë në Skenderaj, Drenica dhe Flamurtari u ndanë baras 1 me 1. Golat në ndeshje u shënuan nga Nicholas Andrews dhe Egzon Krasniqi.
Ndeshja e fundit e kësaj jave zhvillohet nga ora 17:00 mes Prishtinës dhe Feronikelit.