Llapi dhe Drenica kanë luajtur baras 3:3, në njërën prej ndeshjeve më interesante të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli i javës së 24-t, u karakterizua me shumë rikthime.
Llapi ishte i pari që kaloi në epërsi me supergolin e Arbnor Ramadanit 25-të, ndërsa Drenica e barazoi rezultatin në 1:1 në kohën shtesë të pjesës së parë me Englentin Gjonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuqezinjtë” nga Skenderaj shënuan edhe dy gola të tjerë dhe iu afruan fitores. Kreshnik Uka (56’) dhe Denis Çikani (75’) realizuan për Drenicën për epërsinë 3:1 dhe u mendua se 3 pikë do t’u takojnë mysafirët.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe ai dolën që të barazojnë rezultatin në dhjetë minutat e fundit. Engjull Hoti (83) dhe Ahmed Januzi (87) shënuan për Llapin.