Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani edhe me një përforcim

Gjilani është prej klubeve që janë përforcuar më së shumti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Por klubi gjilanas nuk ka të ndalur me angazhimin e futbollistëve të rinj, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën, Gjilani ka njoftuar se ka firmosur marrëveshje me futbollistin kuksian Fjoart Jonuzi.

Jonuzi do të jetë te Gjilani deri në fund të edicionit 2019\2020. Ai te Gjilani vjen nga Laçi, ku ishte në dy edicionet e kaluara.

Jonuzi luan në mesfushë, ndërsa te Kukësi ishte prej vitit 2013 deri në vitin 2017. Në Superligën e Shqipërisë i ka afro 100 paraqitje, ndërsa ka shënuar katër gola e ka bërë tri asistime.