Gjilani ka arritur të marrë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Besës së Pejës.
Gjilanasit fituan me rezultat 2 me 1, raporton Koha.net. Golin e parë në këtë përballje e shënoi Karahoda kur po zhvillohej minuta e 31.
Kurse golin e dytë e shënoi mesfushori Gëzim Rusi në minutën e 56. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kasapi në minutën e 78.
Me fitore sezonin e nisi edhe Vëllaznimi, që arriti të mposhtë rivalin nga Dukagjini, Lirinë.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Albutrint Morina pas një asistimi nga Jeton Dushi.
Artikuj të ngjashëm