Klubi i futbollit Gjilani është ankuar në ndarje të drejtësisë me pretendimin se është dëmtuar dy herë nga gjyqtarët e ndeshjes kundër Llapit, të cilën e humbi të dielën në Podujevë me rezultat të thellë, 3:1. Gjyqtarë të kësaj ndeshje ishin, kryesori Alban Shala me dy asistentët e tij, Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni.
Gjilani, madje, ka publikuar edhe dy pamje ku pretendojnë se janë dëmtuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E nisim me penaltinë e sotme, ku qartë duket se futbollisti i Llapit, Arbnor Ramadani, e ndal brenda zonës me dorë topin e goditur nga futbollisti ynë Muhamed Useini, e për çudi as gjyqtari kryesor Alban Shala e as ndihmësit e tijë nuk reaguan fare, duke mos sinjalizuar lojë me dorë brenda zonës së Llapit. Rasti i dytë është nga ndeshja Feronkeli-Gjilani, ku gjatë një aksioni sulmuesi ynë, Arbër Çyrbja pranon topin nga mesfushori, Muhamed Useini, e që në pamje duket se Çyrbja gjendej në pozitë të rregullt mirëpo kësisoj nuk menduan gjyqtarët e takimit, duke ndaluar lojën si pozitë të pa rregullt edhe pse sulmuesi ynë ishte mbi një metër brenda në lojë”, thuhet në reagimin e Gjilanit.
Gjilani ka paralajmëruar se të hënën do të dorëzojë edhe një ankesë në FFK ku do të kërkojë përgjegjësi për gabimet që sipas tyre po u përsëriten çdo javë.
REAGIM Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë...
Posted by SC Gjilani on Sunday, February 21, 2021
Rasti i 2-të, ku në takimin Feronikeli-Gjilani, gjyqtari anësor e ndalon si pozicion jashtë loje Arbër Çyrben, në këtë aksion të nisur nga Useini, e që pamjet flasin të kundërtën.
Posted by SC Gjilani on Sunday, February 21, 2021