Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjiganti italian kërkon Mkhitaryanin

Interi është i interesuar të përforcohet me mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan në afatin kalimtar të janarit, raporton Gazzetta dello Sport.

Ylli i Unitedit raportohet se ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e tij Jose Mourinho, i cili nuk e ka ftuar armenin që disa ndeshje, transmeton Koha.net.

Klubi italian synon ta transferojë atë në formë huazimi, ndërsa ka konkurrencën e ish-klubit të tij Borussia Dortmund.