Raportohet se Arsenali e dëshiron në radhët e veta sulmuesin italian, Mario Balotelli.
La Gazetta dello Sport raporton se “Super Mario” do të jetë lojtar i lirë në qershor pasi kontrata me klubin francez Nice i skadon, transmeton Koha.net.
Ai gjithashtu është i lidhur me një rikthim në Serie A, por klubi londinez shpreson ta bindë atë për një rikthim në Premier Ligë.
Për të kanë shprehur interesim edhe Borussia Dortmundi e Marseille.
Artikuj të ngjashëm