Leon Goretzka me paraqitjet e tij në fanellën e Schalkes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.
Së fundmi në garë për të raportohet se kanë hyrë rivalët e Londrës, Arsenali dhe Tottenhami, transmeton Koha.net.
Sipas Sunday Mirror klubet londineze do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Goretzka qe një kohë të gjatë është në radarin e Arsenalit, përderisa skautët e Tottenhamit e kanë monitoruar lojtarin në të gjitha ndeshjet e muajit të fundit, duke e bërë një nga prioritetet për afatin kalimtar të janarit.
Artikuj të ngjashëm