Pas Barcelonës, Arsenalit, Liverpoolit, Bayernit e Juventusit, në garë për mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka, është futur edhe skuadra e Manchester Cityt.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja britanike "Daily Mirror". Gazeta bën të ditur se City tashmë ka nisur negociatat me përfaqësuesin e Goretzkas, i cili ka refuzuar kontratën e re nga Schalke.
22-vjeçari, që këtë edicion po vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Bundesligë, ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij edicioni.
Ai te City shihet si përforcim i mirë për repartin e mesfushës, pasi këtë edicion te Schalke ka realizuar katër gola në nëntë paraqitje në kampionat.
Goretzka është reprezentues i Gjermanisë, kurse te Schalke u transferua në vitin 2013 nga Bochumi për 3.5 milionë euro.