Real Madridi, PSG-ja dhe Chelsea janë në garë për të siguruar shërbimet e Endrickut e Palmerias. Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të klubit brazilian.
Por, klauzola e lirimit është 60 milionë euro. Talenti 16-vjeçar me klubin elitar të Brazilit ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar një herë në 12 ndeshje të sezonit aktual. Pesë gola në katër ndeshje i ka shënuar edhe për Brazilin U17.
Artikuj të ngjashëm