Në muajin dhjetor, Real Madridi siguroi transferimin e yllit në ngritje, brazilianin Endrick 16-vjeçar.
Sulmuesi i talentuar do t’u bashkohet madrilenëve në korrik të vitit 2024, kur edhe do t’i mbushë 18 vjet.
Marrëveshja u arrit për 72 milionë euro në total, përfshirë edhe bonuset.
Para se të transferohej te Reali, Endrick shënoi nëntë gola e një asistim në 14 ndeshje për skuadrën e Palmeiras.
Por në vitin 2023 ai ende nuk ka shënuar, pavarësisht se ka zhvilluar 10 ndeshje.
Ai u zëvendësua në minutën e 60-të në ndeshjen e fundit kundër Bragantinos, dhe e mbuloi fytyrën me fanellë, teksa u pa me lot në sy.