Manchester United, Bayern Muenchen dhe Juventus i janë bashkuar Barcelons në garën për mesfushorin ofensiv të RB Leipzigut, Dani Olmo, bën të ditur gazeta “Marca”.
Olmo është në krye të listës së dëshirave të Barcelonës për afatin e ardhshëm kalimtar, por nuk ka garanci se Barcelona do t’ia dalë ta transferojë reprezentuesin e Spanjës.
Për Olmon janë duke u interesuar Manchester Unitedi, Bayern Muencheni e Juventusi. Leipzigu pritet të kërkojë afro 70 milionë euro dëmshpërblim për Olmon.
23-vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa ka debutuar në futbollin profesionist te Dinamo Zagrebi. Te Dinamo qëndroi nga viti 2014 deri në vitin 2020. U transferua për 22 milionë euro te Leipzigu në janar të vitit 2020.