Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjigantët anglezë pas Wernerit

Foto: Reuters

Chelsea dhe Liverpooli janë dy skuadrat e interesuara për sulmuesin Timo Werner.

Sipas mediave angleze, të dyja klubet kanë paraqitur ofertat në drejtim të sulmuesit që do të largohet gjatë verës, transmeton KTV.

Werner, me gjithë bisedimet e vazhdueshme me klubin, nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën.

Madje vetë lojtari ka bërë të ditur dëshirën që në një të ardhme të afërt të luajë në Premierligë.

23-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 25 gola dhe 10 asistime.