Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermanja Pechstein, garuesja më e vjetër në LOD

Claudia Pechstein nga Gjermania u bë garuesja më e vjetër që merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. 49-vjeçarja garoi në disiplinën e tre mijë metrave, në ngjarjen hapëse të garës së shpejtësisë në patinazh.

Pechstein u bë garuesja e parë femër që garon në tetë Lojëra Dimërore. Edhe një sportist tjetër e ka arritur një sukses të tillë. Karriera e Pechsteinit përfshinë nëntë medalje Olimpike dhe dy vjet dënim për doping, për të cilën vazhdon luftën me gjykata. Ajo barazohet me kërcyesen me ski, japonezen Noriaki Kasai, për më së shumti paraqitje në Lojëra Dimërore. Pechstein do të jetë 50-vjeçare, dy ditë pas përfundimit të Lojërave të Pekinit.

Ajo e përfundoi garën e fundit me kohën 4 minuta e 17.16 sekonda. Ishte 20 sekonda larg rekordit Olimpik të cilën e mbanë vetë ajo nga viti 2002, në Lojërat Dimërore në “Salt Lake City”.

Medaljet e para i fitoi në Lojërat Dimërore “Lillehammer 1994”.

Artikuj të ngjashëm