Gjermania ka humbur sonte në miqësoren ndaj Austrisë, në një ndeshje në të cilën u rikthye pas një kohe të gjatë portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.
Neuer është rikthyer në fushë pas 259 ditëve, për shkak të një lëndimi të rëndë që kishte pësuar.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit në të mirë të austriakëve, transmeton Koha.net.
Gjermania e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi përmes Mesut Ozilit në minutën e 11. Por, vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Hinteregger shënoi golin e barazimit në minutën e 53, kurse Schopf shënoi për fitoren e Austrisë kur po luhej minuta e 69.