Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer kthehet në stërvitje pas gjashtë muajsh

Ka qenë një sezon aspak i mirë për Manuel Neuer, mirëpo pavarësisht se ka munguar thuajse në gjithë kampionatin për shkak të lëndimit, portieri gjerman mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Tifozët e Bayern Munichut dhe Gjermanisë mund t’i gëzohen faktit se më në fund e kanë parë 32-vjeçarin duke ushtruar me kampionin në fuqi të Gjermanisë, transmeton KTV.

Neuer është fotografuar gjatë stërvitjeve me top dhe është shumë afër rikthimit në fushat e gjelbra.

Klubi bën të ditur se për portierin ka pasur seancë të veçantë stërvitore dhe ky është treningu i parë për afër gjysmëviti, për shkak se iu nënshtrua operimit në këmbë.

Neuer nuk është paraqitur me klubin apo shtetin e tij që prej gjysmës së shtatorit, kur luajti për 90 minuta në fitoren 4:0 të Bayernit ndaj Mainzit.