Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer i bashkohet Bayernit në stërvitje

Foto: Reuters

Bayern Munichu ka marrë një lajm të mirë të hënën, pasi portieri Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje.

Mediumet gjermane, kanë bërë të ditur se Neuer ka mbajtur stërvitjen e parë me pjesën tjetër të ekipit pas një periudhe të gjatë.

Neuer ka qenë jashtë fushës prej muajit dhjetor të vitit të shkuar dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë muajin tjetër.

37-vjeçari qëndroi tetë muaj jashtë fushe për shkak se theu këmbën në një incident gjatë skijimit.

Sven Ulreich këtë edicion ka qenë zgjedhja e parë e Bayernit për portën në tri ndeshjet e para të Bundesligës.

Me rikthimin e Neuerit, konkurrenca do të shtohet edhe më shumë, pasi Bayerni së fundmi ka transferuar edhe portierin Daniel Peretz. Neuer është kapiten i Bayernit dhe pjesë e ekipit prej vitit 2011.

Artikuj të ngjashëm