Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania me “fytyrë” tjetër ndaj Francës

Gjermania është e vendosur të tregojë fytyrë tjetër pasi do të përballet të martën me Kampionen e Botës, Francën, dhe shikon mundësinë ta lë prapa paraqitjen e dobët në Botëror, e të nis fillim të freskët, ka thënë Joachim Low të mërkurën në konferencë për shtyp.

Kampionia e Botës e vitit 2014-të, u eliminua në grupe në Botërorin e Rusisë në qershor, që ishte eliminimi më i hershëm në 80 vite në garën më të madhe për shtete, transmeton KTV.

Tani aventurën në Ligën e Kombeve e nis kundër Francës, e lojë më të mirë premtoi edhe mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos.

Low poashtu e hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të Mesut Ozilit në Kombëtare, i cili u pensionua menjëherë pas Kupës së Botës, pas kritikave që i mori kur u fotografua me Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.

Artikuj të ngjashëm