Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania i hakmerret Holandës, e mposht në shtëpi

Gjermania i është hakmarrë Holandës për fitoren e thellë 3 me 0 vitin e shkuar, duke e mposhtur në shtëpi në kuadër të Grupit C kualifikues për Euro 2020.

Gjermania fitoi 2 me 3 në klasiken evropiane.

Leroy Sane hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke e vazhduar Serge Gnabry 19 minuta më pas.

Dy gola në fillim të pjesës së dytë kthyen Holandën në lojë. Matthijs De Ligt dhe Memphis Depay shënuan për 2 me 2.

Por kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, Gjermania arriti në minutën e fundit përmes Nico Schulzit të hakmerret në Holandë.

Në Grupin C, Gjermania e Holanda kanë nga tri pikë. Aty prin Irlanda Veriore me gjashtë pikë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm