Plot 53 mijë e 586 shikues ishin në “Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf të Gjermanisë të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë të Evropianit në hendboll. Federata Evropiane ka konfirmuar se bëhet fjalë për rekord të shikuesve në një ndeshje hendbolli.
“Merkur Spiel-Arena” është stadium që mund të mbyllet plotësisht e që është përshtatur në arenë hendbolli për dy ndeshjet e së mërkurës.
Fillimisht Franca fitoi 39:29 ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ndeshjen që u vendos rekordi, Gjermania e mposhti Zvicrën me rezultatin 27:14.
Artikuj të ngjashëm