Gjermania dhe Spanja kanë ndarë pikët, përderisa Ukraina ka arkëtuar pikët e plota ndaj Zvicrës në Ligën e Kombeve, Ligën A – Grupi 1.
Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner i dha epërsinë Gjermanisë duke shënuar në minutën e 51, pas asistimit nga Gosens.
Kurse fitoren Gjermanisë ia mohoi Gaya duke shënuar në minutën e 90+6 për rezultatin final prej 1 me 1, transmeton KOHA.
Në sfidën tjetër Ukraina e mposhti Zvicrën me rezultat prej 2 me 1.
Yarmolenko e Zinchenko shënuan golat e fitores për Ukrainën.
Kurse për Zvicrën shënoi Seferoviq në minutën e 41, pas asistimit nga Granit Xhaka.
Artikuj të ngjashëm