Në Grupin 4 të Ligës së Kombeve sonte është duke u ndeshur Gjermania me Ukrainën dhe Zvicra me Spanjën.
Pjesën e parë, Gjermania e ka përfunduar me epërsi 2-1. Për gjermanët ka shënuar Leroy Sane dhe Timo werner, ndërsa golin për ukrainasit e shënoi Roman Yaremchuk.
Ndërsa, pjesa e parë në ndeshjen Zvicër-Spanjë, ka përfunduar me epërsi të zviceranëve.
Zvicra ka kaluar në epërsi në minutën e 26-të përmes Remo Freuler. Mesfushori zviceran shënoi gol pas një asistimi të Breel Embolos.