Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermanet “shkelin” marokenet

Futbollistet e Gjermanisë kanë shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Marokut.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën në Melbourne dhe i takoi Grupit H të Botërorit që po mbahet në Zelandë të Re dhe Australi. Alexandra Popp shënoi dy gola. Të parin në minutën e 11-të, kurse të dytin në minutën e 39-të.

Klara Buhl realizoi për 3;0 në minutën e 46-të, kurse më pas u shënuan dy autogola.

Në minutën e 54-t autogol shënoi Ait El haj, ndërsa Redouani në minutën e 79-të. Rezultatin final 6:0 e vulosi goli i shënuar nga Lea Schuller në minutën e 90-të.

Bashkë me Gjermaninë dhe Marokun, në grup janë edhe Koreja e Jugut dhe Kolumbia.