Abuzimi e ka përcjellë Timo Wernerin për muaj të tërë edhe pse vazhdimisht shënonte gola në portat kundërshtare. Ai është vërshëllyer pothuajse në çdo stadium të kampionatit gjerman gjatë edicionit 2016/17.
Asnjë lojtar gjerman nuk ishte më produktiv sesa Werner në edicionin e fundit në Bundesligë. Po ashtu, asnjë lojtar nuk ishte më i izoluar sesa ai, që sërish gjente mënyrën për të shkundur rrjetën. Në 30 paraqitje kampionale, Werner regjistroi hiq më pak se 21 gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash Werner është pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë për të cilën shënoi golat e parë fundjavën e shkuar në Kupën e Konfederatave në Rusi. Werner ka filluar të shihet nga seleksionuesi Joachim Loew si çelësi i Gjermanisë për të mbrojtur titullin e botës vitin e ardhshëm. Loew po e sheh Wernerin si pasardhës të denjë të Miroslav Kloses, pasi sulmuesi 21-vjeçar është në gjendje të thyejë çdo mbrojtje.
Shkaku i kësaj aftësie, tifozët gjermanë që e vërshëllyen Wernerin në fillim të këtij muaji kur debutoi me përfaqësuese, tashmë e kanë bërë idhull. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).