Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjeorgjia, finalistja e parë e plejofit

Gjeorgjia është bërë finalistja e parë e plejofit që mundëson avancimin në Kampionatin Evropian që këtë verë organizohet në Gjermani.

Gjeorgjianët të enjten në mbrëmje mposhtën Luksemburgun në ndeshjen që u zhvillua në Tbilisi.

Sulmuesi Budu Zivzivadze i shënoi të dy golat e fitores.

Ai shënoi në minutën e 41-të dhe të 64-t.

Mysafirët nga minuta e 58-të luajtën pa Maxime Chanotin që u përjashtua direkt me të kuq.

Gjeorgjia në finalen që zhvillohet të martën, do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Greqia – Kazakistani.

Edhe Gjermania, finalistja e parë e Evropianit në hendboll Sporte të tjera 5 muaj më parë Gjermania, finalistja e parë e Evropianit në hendboll

12-të ekipe janë pjesëmarrëse në gjashtë gjysmëfinale.

Këto skuadra kanë ardhur deri në këtë fazë të garës në bazë të performancës në Ligën e Kombeve të edicionit 2022/23.

Tri fituesit e finaleve, nëpërmjet Rrugës A, B dhe C, do t’i bashkohen skuadrave tjera në “Euro 2024”, që nis më 14 qershor.