Me barazimin te Udinese të enjten mbrëma, Napoli më në fund e fitoi titullin e parë në Serie A pas 33-vjetësh dhe të tretin në histori të klubit.
Me titullin e fituar, Amir Rrahmani me Napolin e kanë siguruar kalimin në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. Por gara për tri vendet e tjera që dërgojnë në “Champions” nga Serie A është shumë e fortë.
Janë gjashtë skuadra që luftojnë për t’u renditur në pozitat dy, tre e katër.
Lazio është në pozitën e dytë me 64 pikë. 63 pikë i ka Juventusi në pozitën e tretë. Interi është i katërti me 60 pikë, kurse nga 58 pikë kanë Atalanta, Milani dhe Roma.
Në kuadër të xhiros së 34-t të Serie A këto gjashtë skuadra përballen mes vete.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
Të shtunën nga ora 15:00 Milani luan kundër Lazios, ndërsa nga orën 18:00, Roma e pret Interin.
Juventusi do të luajë në udhëtim tek Atalanta të dielën nga ora 12:30.
Secila pikë e fituar nga këto ballafaqime do të jetë e mirëseardhur për skuadrat që synojnë zonën Champions.
Edhe gara për të mbetur në elitën italiane është shumë interesante.
Sampdoria, që dikur kishte lojtarë si Attilio Lombardo, Roberto Mancini e Gianluca Vialli, e që kishte shkuar deri në finale të Kupës Evropiane në vitin 1992, është në vendin e fundit.
Ka 10 pikë më pak se skuadra e vendit që siguron mbijetesën, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit.
Edhe
Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali
Lecce e vendit të 16-të ka 31 pikë.
Spezia dhe Verona, në pozitat 17 dhe 18 kanë nga 27 pikë, ndërsa në pozitën e parafundit është Cremonese me 21 pikë.