Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giuntoli emërohet drejtor sportiv te Juventusi

Juventusi është bërë me drejtor sportiv të ri. Cristiano Giuntolit i është besuar ky post i rëndësishëm te skuadra e madhe italiane.

Giuntoli është prezantuar të premten te Juventusi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë afatgjate.

51-vjeçari në tetë edicionet e fundit ka qenë drejtor sportiv i Napolit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit të Italisë edicionin e shkuar.

Po ashtu, Giuntoli si drejtor sportiv ka punuar edhete Spezia e Carpi.