Olivier Giroudi është sulmuesi kryesor i Milanit në ndeshjet e fundit.
Francezi shënoi dy gola të mërkurën mbrëma në triumfin e Milanit ndaj Lazios 4:0. Me fitore të thellë “kuqezinjtë” kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Interin.
Giroudi ka shënuar dhjetë gola në tetë ndeshje që ka qenë titullar në “San Siro”.
Ai është bërë vetëm lojtari i tretë i Milanit që shënon në katër ndeshje radhazi në shtëpi në dhjetë sezonet e fundit.
Në vitin 2020, një gjë të tillë e kishin bërë edhe Zlatan Ibrahimoviq dhe Hakan Calhanoglu.