Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud mendon largimin nga Arsenali, përjashton kalimin në Turqi dhe Kinë

Agjenti i Olivier Giroudit, Michael Manuell, ka bërë të ditur se klienti i tij është i hapur largim nga Arsenalit, por nuk ka interesim që të transferohet në Turqi ose Kinë.

Sulmuesi sivjet ka dështuar të gjejë një vend në formacionin e Arsene Wengerit dhe mungesa e ndeshjeve ka nisur raportimet për largimin e tij të mundshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai dëgjon, shikon dhe pas kësaj do të shohim”, ka thënë Manuello. “Do të luajë për Arsenalin, pjesa e dytë e sezonit është e rëndësishme. Klubet në Turqi? Nuk i interesojnë ato. As Kina. Largimi për para nuk është në mendjen e tij”.