Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud e Hazard e ftojnë Fekirin te Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka thënë se bashkë me Eden Hazardin kanë folur me Nabil Fekirin duke e ftuar që t’i bashkohet Chelseat.

25-vjeçari, yll i Lyonit, ishte afër kalimit te Liverpooli, por transferimi kishte dështuar në moment të fundit.

“Kam folur kur ishim me Francën në Botëror, kur dështoi transferimi te Liverpooli. Më pas diskutuam për Chelsean dhe mendoj se edhe Hazardi ka folur me të. Padyshim që do ta mirëpritnim, është superlojtar, por nuk e di nëse është diçka që mund të mbyllet para të enjtes, kur mbyllet afati kalimtar”, ka thënë Giroud për “FootMercato”.