Chelseat i ishte ofruar shansi për ta transferuar yllin e Lyonit, Nabil Fekir, por kjo ishte refuzuar nga londinezët.
Francezi ishte afër kalimit gjatë verës te Liverpooli, por transferimi nuk u kompletuar për shkak të dështimit në teste mjekësore.
Pas këtij dështimi, u përfol që Fekir do të kalojë në Londër, por kjo është mohuar nga vetë presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas.
“Kemi folur me përfaqësuesit e Chelseat dhe ata s’kishin fare interesim për të”, ka thënë ai.