Artem Dovbyk ka shënuar “hat-trick” të shpejtë për ta udhëhequr Gironan drejt fitores së thellë ndaj Sevillas. Të dielën mbrëma Girona fitoi me rezultatin 5:1.
Isaac Romero Bernal kaloi në epërsi 1:0 mysafirët nga Sevilla me golin e minutës së dhjetë. Ukrainasi Dovbyk u përgjigj me tre gola të shpejtë. Shënoi për 1:1 në minutën e 13-të e më pas edhe në minutën e 15-të dhe të 19-të.
Viktor Tsyhankov shënoi golin e katërt për Gironan në minutën e 56-të, ndërsa Cristhian Stuani shënoi golin për 5:1 në minutën e 89-të.
Me fitore Girona është kthyer në pozitën e parë në La Liga. Pas xhiros së 21-të udhëheq me 52 pikë, një më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Barcelona është e treta me 44 pikë dhe po ashtu ka një ndeshje më pak.
Sevilla i ka 16 pikë në pozitën e 17-të.