Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona bën hap të gabuar në luftën për titull

Girona ka bërë hap të gabuar në luftën për titull kampioni në La Liga.

Girona të enjten në mbrëmje ka barazuar në udhëtim te Real Betisi me rezultatin 1:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të elitës spanjolle.

Artem Dovbyk shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 39-të nga penalltia, kurse German Pezzella i barazoi shifrat, dy minuta para fundit.

Girona ka 45 pikë në 18 ndeshje, kurse Betisi ka 28 pikë.

Artikuj të ngjashëm